Thursday , April 19 2018

Zbulohet letra e të atit që vari veten dhe fëmijët: Si i gjeti gjyshi tri viktimat

Lindita Golka, motra e viktimës, ka folur pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në orët e parë të mëngjesit të sotshëm në qytetin e Korçës, ku një baba ka varur dy djemtë e tij të moshës 4 dhe 6 vjeçe dhe më pas edhe veten. Ajo u shpreh se vëllai i saj jetonte vetëm me fëmijët dhe se bashkëshortja ishte larguar prej dy muajsh. Ata ishin emigrantë në Greqi dhe shumë pak kohë kishin që ishin kthyer.

“Trupat e pajetë i ka gjetur babai. Babai në mëngjes gjeti një letër te dera që shkruhej, gjituni lartë. Ai ka shkuar për t’u hedhur ushqim pulave të Naumit kur ka lexuar letrën në derë”, – tregon Lindita, motra e autorit, Naum Toshit, i cili tashmë ka ndërruar jetë.

Më pas babai është ngjitur në katin e dytë të banesës dhe ka parë tmerr me sy, teksa ka parë tre trupat e pajetë.

Fqinjët janë shprehur se kanë dëgjuar ulërimat dhe të qarat e fëmijëve, por nuk kanë ndërhyrë për të parë se çfarë po ndodhte.
Një ditë më parë e ëma kishte vizituar në banesë bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje makabre. /albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: