Saturday , December 10 2016
14054052_624682891025621_5924481246440868974_n

Zbulohet mënyra se si njeriu mund të dëgjojë çdo zhurmë trupore të tijën

Jo vetëm zhurma e zorrëve, por edhe rrahjet e zemrës, fluksi i gjakut, zëri dhe pëshpëritjet, të gjitha këto tashmë individi mund t’i dëgjojë me anë të një detektori me dridhje, i cili monitoron në mënyrë konstante sidomos njerëzit që kanë probleme me shëndetin.

Ky detektor vendoset në pjesën e jashtme të fytit të njeriut dhe dridhjet e lehta elektronike që ai lëshon, tregojnë monitorimin dhe zhurmat më të vogla të trupit të njeriut, duke përfshirë normën e rrahjeve të zemrës, kontraktimet e muskujve, lëvizjet gastrointestinale dhe pëshpëritjet e ndryshme.

Kjo pajisje është krijuar nga Howard Liu dhe kolegët e tij nga Universiteti i Illinois.

Ajo përbëhet nga një pjesë silikoni prej 2 cm, e cila përmban një seri sensorësh të vendosur midis dy elektrodave. Kjo pajisje qëndron ose vendoset në lëkurë dhe është fleksible, duke ndjerë në këtë mënyrë çdo dridhje të përbërë nga 0.5 deri në 550 Hertz.

Aplikimi i kësaj pajisje është realizuar tek 8 pacientë të një klinike kardiake të Arizonës, e cila ka monitoruar e ka zbuluar dhe zhurmat më të vogla të zemrës. Ajo është në gjendje të zbulojë sa më shpejt anomalitë që mund të ndodhin në zemrën e individit, duke dhënë një rezultat të saktë për shembull kur ndodh një ndryshim në rrjedhjen e gjakut, e cila mund të vijë nga një mpiksje që mund t’a çojë individin drejt vdekjes.

Që nga ky moment kjo pajisje është e aftë të perceptojë dridhjet, të kap dhe të monitorojë komandat zanore të njerëzve me zë të lartë por edhe të njerëzve me zë të ulët, por mbi të gjitha të monitorojë çdo zhurmë të individëve që kanë probleme kardiake, citon elbasani plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *