Sunday , February 24 2019
Loading...

Zëvendësohet prefekti i Elbasanit, detyrën e merr Gledian Llatja.

Me vendim të Këshillit të Ministrave Prefekti aktual i Qarkut Elbasan, Maksim Malaj u lirua nga detyra. Zyrtari që e zëvendëson është Gledian Llatja, shef kabineti në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ai është diplomuar Fakultetin Juridik në vitin 2009 dhe më pas në universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’, në Elbasan, për Financë.

Ai shihet edhe si një kandidaturë e mundshme e PS-së për t’u kandiduar për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, në vendlindje, në vend të Qazim Sejdinit, kryetar bashkie prej 3 mandatesh.

Ditën e sotme ora 09.00 kryetari grupit te PS, Taulant Balla dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj prezantojnë prefektin e ri të Elbasanit, zotin Gledian Llatja.

Por kush është Gledian Llatja.

Gledian Llatja, ka lindur në qytetin e Elbasanit në 31.03.1981. Ai ka përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme Dhaskal Todri, po në Elbasan, në vitin 1999.

Në vitin 2003 diplomohet për Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Në vitin 2004 merr titullin Avokat.

Në vitin 2009 diplomohet në Master për Administrim Publik në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës, me programin e Universitetit të Nebraskës, Sh.B.A. Po këtë vit diplomohet në degën Financë pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Elbasanit.

Nga viti 2015 është doktorant pranë Institutit të Studimeve Evropiane.

Karrierën si Jurist e ka filluar në vitin 2003 si ndihmës inspektor (me kohë të pjesshme) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në tetor 2003 deri në vitin 2005 punësohet si jurist pranë Drejtorisë Juridike në Ministrisë e Mbrojtjes.

Nga viti 2005 deri në vitin 2013 punësohet pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në detyrën e Inspektorit.

Në janar të vitit 2014 punon në pozicion e Përgjegjësit të Sektorit të Kontratave pranë Drejtorisë Juridike në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Nga marsi 2014 deri në shtator të 2017 kryen detyrën e drejtuesit në Drejtorinë Juridike pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Gjatë kësaj kohe, për një periudhë disa mujore, ka mbajtur edhe pozicion e Zëvendës Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë.