Monday , October 22 2018
Loading...

Zjarr i qëllimshëm në shkollën e Librazhdit? Zbulohet çfarë ka ndodhur në të vërtet

Në shkollën e mesme “Ibrahim Muça”, Librazhd ka ndodhur një ngjarje disi e pazakontë që ka alarmuar edhe disa qytetarë të cilët kanë nxituar për të parë cfarë po ndodhte.

Sipas dëshmitarëve, që i janë drejtuar faqes sonë, shkolla është përfshirë nga flakët dhe kur shikoje tymin që dilte nga shkolla të gjithë menduan për nxënësit ë ndodheshin Brenda dhe vrapuan për ndihmë. Por kur arritën kuptuan se bëhej fjalë për një projekt eksperimental mësimor. Nga fotot e dërguara shikohet se shkolla ka marrë flakë. Gjithçka ka qenë e qëllimshme nga shërbimi zjarrëfikës, për t’u demonstruar nxënësve se si të reagojnë në rast zjarri.