Monday , August 21 2017

Zjarr në konçesionar; shkrumbohen 12 “Porsche”

Një zjarr i fuqishëm përfshiu një konçesionar makinash luksoze në Hamburg të Gjermanisë, që përgatitet të mikpresë samitin e rëndësishëm të G20-s.

Departamenti i zjarrfikësve mendon se me shumë gjasë bëhet fjalë për zjarrvënie të qellimshme. 12 makina tip “Porsche” janë shkrumbuar nga flakët që përfshinë konçesionarin në orët e para të ditës.

38 zjarrfikës u angazhuan në fashitjen e  zjarrit, të cilin arritën fatmirësisht ta frenonin përpara se të përhapej e të digjte edhe makina të tjera.

Disa automjete u dëmtuan, sipas mediave vendase, edhe nga shkuma e përdorur për shuarjen e flakëve. “Porsche” e llogariti koston e dëmit në më shumë se 1 million euro.

Zyrtarët lokalë dyshojnë se incidenti mund të ketë lidhje me takimin e G20-s, por po hetojnë përpara se të dalin në përfundime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: