Sunday , December 4 2016
zjarr-ilustrim_1480453869-6263885

Zjarr në konviktin e vajzave, 12 viktima dhe 22 të plagosur (Video)

Një zjarr i rënë në një konvikt të një shkolle të mesme për femrat në jug të Turqisë ka shkaktuar 12 të vdekur dhe 22 të plagosur gjatë natës së kësaj të marte. Lajmi konfirmohet nga guvernatori i qytetit dhe nga media shtetërore.

Sipas informacioneve mësohet se konvikti i vajzave ku qëndronin nxënëse të shkollës nëntëvjeçare është përfshirë nga zjarri për shkaqe ende të papërcaktuara.

Prefekti i qytetit Adana, Mahmut Demirtaş, në një deklaratë për AA, në lidhje me zjarrin në konviktin e vajzave tha se “Aktualisht kemi gjetur 12 trupa të pajetë, si dhe 22 të tjerë të plagosur janë dërguar nëpër spitale”, shkruan aa.

Në vendngjarje janë mobilizuar njësi të shumta të zjarrfikëseve, ekipe të kërkim-shpërthimit dhe ato shëndetësore.

Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu dhe zv.kryeministri Veysi Kaynak u nisën menjëherë për në vendngjarje.

Televizioni turk shfaqi pamjet e para të flakëve dhe tymit që dilte nga një ndërtesë disakatëshe, si dhe zjarrfikësit që luftonin për t’i vënë ato nën kontroll. Shumë prej xhamave të konviktit u thyen dhe u kthyen në gërmadha të zeza, ndërkohë që mbeturina djegiesh kishte në hyrje të ndërtesës pasi u shua zjarri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *