Tuesday , December 6 2016
de_boer_inter

ZYRTARE/ De Boer nuk do të jetë më trajneri i Interit, ja trajneri i ardhshëm (Foto)

Pas rezultateve të dobëta këtë sezon të ri në Serinë A, drejtuesit e Interit me anë të një deklarate zyrtare kanë deklaruar se kanë shkarkuar nga detyra trajnerin holandez, Frank de Boerin.

Ishte një shkarkim mëse i pritshëm, pasi ishte paralajmëruar javë më parë se në rast se do të vazhdohej me rezultate të dobëta, trajneri De Boerin nuk do të ishte më trajneri i Interit, dhe kjo ka ndodhur ditën e sotme. Këtë e ka bërë publike gazeta sportive “Calciomercato”.

Drejtues të klubit zikaltër kanë njoftuar, se skuadrën në ndeshjen ndaj Southampton do ta drejtoj strategu i ekipit të të rinjve, Stefano Vecchi.

deboer-comunicato-ufficiale-750x450_1478000636-72738971478002920

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *