Sunday , September 23 2018
Loading...

Zyrtarë të lartë të NATO-s “zbarkojnë” në shtëpinë e Ramush Haradinajt.

Zyrtarë të lartë të NATO-s, ambasadorë dhe të ftuar të tjerë kanë “zbarkuar” në shtëpinë e kreut të ekzekutivit të Kosovës. Shkak për këtë takim kanë qenë një darkë miqësore e shtruar nga Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Në një status në faqen e tij të facebook Haradinaj shkruan:

Kisha nderin që  të pres në shtëpinë time Nënadmiralin amerikan Colin J. Kilrain, Komandant i Operacioneve Speciale të NATO-s bashkë me komandantin italian të KFOR-it Gjeneral Salvatore Cuoci, Kolonelin amerikan nga kampi Bondsteel, Nick Ducich, si dhe Komandantin e Gardës Nacionale të Ioëa-s Gjeneralin Timothy Orr.

Në këtë darkë miqësore, ku të pranishëm ishin edhe ambasadorët e Kuintit  shpreha mirënjohjen e popullit të Kosovës për rolin e pazëvendësueshëm të vendeve Euro-Atlantike në rrugën tonë të konsolidimit si shtet.

Ne jemi gjithmonë mirënjohës për ndihmën e NATO-s në luftë dhe në paqe.