Tuesday , December 6 2016
lajmi-i-fundit

Zyrtare/ UEFA ndryshon mendje, Shqipëri – Izrael luhet në “Elbasan Arena”

Shqipëria me Izraelin do të luajë në “Elbasan Arena”. Burime zyrtare të “Elbasani Plus” konfirmojnë se përballja e përfaqësueses tonë do të luhet në qytetin e Elbasanit.

Edhe pse fillimisht ishte vendosur që kjo ndeshje të luhej në “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës, mesa duket ky impiant nuk ia ka mbushur dot mendjen e zyrtarëve të UEFA-s, teksa ditën e djeshme kanë inspektuar edhe stadiumin.

Kombëtarja rikthehet në Elbasan për këto eleminatore të Botërorit “Rusi 2018”, pasi ende nuk kishte zhvilluar asnjë ndeshje, që nga ndërtimi i stadiumit të Shkodrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *