Saturday , December 10 2016

Zyrtare/Shqipëri – Maqedoni do të riluhet nesër.

Shtyhet për shkak të stuhisë dhe reshjeve të dendura të shiut ndeshja Shqipëri-Maqedoni, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror të Rusisë 2018.

Stuhia e fortë me erë dhe reshje të dendura shiu ka bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Ndeshja është ndërprerë në minutën e 75, ndërsa nga shtrëngata është ndërprerë disa herë energjia në stadium.

Prej më shumë se 30 minutash qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje shiu dhe vetëtima, ndërsa të gjithë tifozët janë larguar të gjithë nga stadiumi.

Minutat e mbetura të ndeshjes do të luhen ditën e nesërme në orën 20:45 në stadiumin e Shkodrës me të njëjtin formacion që ishte në fushë në momentin që sfida u ndërpre.

Arbitri turk Gocek së bashku me delegatët duke parë terrenin e vështirë të fushës pas shiut vendosën që ndeshja të shtyhet me 24 orë.

Stuhia ka dëmtuar edhe tabelat anësore të stadiumit në Shkodër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *