Saturday , March 6 2021

Shkaktuan aksident në Elbasan, arrestohen dy shoferë

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona, të cilët shkaktuan një aksident pasditen e djeshme në fshatin Përparim, Elbasan.

Mësohet se janë vënë në pranga drejtuesit e automjeteve R.M 29 vjeç, banues në Fier dhe shtetasi A.K, 23 vjeç.

Kujtojmë që nga aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre dhe një fëmijë 6-vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.