Thursday , March 4 2021

Inter-Barcelona/ Arbitri nga Elbasani, Enea Jorgji merr surprizën e këndshme në prag të ndeshjes

Nuk ka pushime për Enea Jorgjin. Gjyqtari shqiptarë i është besuar Enea Jorgji do të ketë një tjetër ndeshje, ku skuadrat janë edhe më të rëndësishme.

Gjyqtarit ndërkombëtar i është caktuar sfida e Ligës së Kampionëve për të rinj, “UEFA Youth League” mes Interit dhe Barcelonës.

Në sfidën e datës 10 dhjetor, ndërkombëtari shqiptar pritet që të ketë si asistentë Denis Rexhën dhe Dojando Myftarin. Kjo sfidë, vjen në vigjilje të përballjes së fundit në Ligën e Kampionëve edhe për skuadrat A, teksa gjyqtarët shqiptarë do të kenë gjithashtu ftesën që të ndjekin në “San Siro” përballjen mes zikaltërve dhe katalanasve, tashmë të kualifikuar.

ElbasaniNews.Al