Thursday , March 4 2021

Shembull për t’u ndjekur/ Dita e Vullnetarizmit, ja çfarë kanë bërë nxënësit e shkollës “ Qamil Guranjaku” për …

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizimit, nxënësit e klasave të V- ta të shkollës – vjeçare “ Qamil Guranjaku” në Elbasan kanë organizuar një aktivitet bamirësie ku në thelb kishte vullnetarizmin.

Nën kujdesin e mësueseve përkatëse si edhe të drejtorisë së shkollës, u mendua më parë që në këtë ditë, fëmijët të mblidhnin sa më shumën dihma që konsistojnë në ushqime dhe veshje, dhe ti shkojnë fëmijëve më shumë në nevojë. 

Duke qenë se qyteti i Elbasanit ka një komunitet të zgjeruar Rom, u mendua që këto ndihma të shkonin pikërisht për fëmijët e këtij komuniteti. Në bashkëpunim edhe me Qendrën Komunitare Rome, fëmijët kanë shkuar sot, dhe kanë dhënë ndihmat e tyre, duke deklaruar se edhe këta fëmijë të këtij komuniteti janë të barabartë me ta.

Një nxënëse e klasës së V – të të kësaj shkolle kishte hartuar edhe një skenar ku vetë fëmijët e dramatizuan me mjaft profesionalizëm për fëmijët e këtij komuniteti,  mesazhi dramës  ka qenë larg veseve të këqia. 

Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit me datën 5 Dhjetor shënohet në gjithë botën.

Kjo ditë  është caktuar nga Asambleja e Përgjithshme OKB-së më vitin 1985, dhe u dedikohet të gjithë atyre vullnetarëve të shumtë anembanë botës, të cilët sakrifikojnë interesat e tyre personale, në interes të shoqërisë dhe komunitetit./m.s/