Thursday , July 29 2021

Fshihej në Elbasan, arrestohet 45-vjeçari i dënuar në Itali

Policia arrestoi 45-vjeçarin, banues në fshatin Gradishtë të Belshit për llogari të drejtësisë italiane. Gjykata e Florences në Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Lajmi u bë i ditur nga policia e Elbasanit, e cila përmes një njoftimi tha se “Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Interpol Tirana pas një pune të mirë organizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, 45 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Belsh.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Florences/ Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë”