Saturday , March 6 2021

Elbasan/ Depozitat e ujit ne soletat e pallateve, problem shqetesues per qytetaret

Në Elbasan tërmeti i fundit që goditi vendin nxorri në pah një problematikë të hershme atë të vendosjes së depozitave të ujit në soletat e pallateve apo edhe çative të shtëpive është duke u kthyer në një problem shqetësues .

Qytetarët e Elbasanit shprehen se kufizimi në orarë i ujit të pijshëm i ka detyruar që të mbajne depozita edhe pse janë në dijene të rrezikshmërisë së tyre si nga ana teknike ashtu edhe higjeno- sanitare pasi këto depozita uji përdoren prej vitesh dhe nuk kanë kontrollë nga institutet përkatëse.

Sipas ekspertëve, soletat, sidomos të pallateve janë bërë për të mbajtur 75 kg për metra katrorë dhe nëse tejkalohet kjo masë ato mund të rrezikojne edhe shembjen . Veç anës teknike ,depozitat e ujit nuk janë aspak të hijshme për pamjen estetike të një të qytet i cili shkon drejt vitit 2020 .