Tuesday , March 9 2021

Peqin- Digjet makina e parkuar përpara shtëpisë së 38-vjeçarit

Një makinë në pronësi të 38-vjeçarit me iniciale E.D. ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht. Ngjarja ka ndodhur në Peqin, ndërkohë që makina ishte parkuar para banesës së 38-vjeçarit.

Nuk dihen enden shkaqet që kanë shkaktuar djegien e automjetit.

“Grupi hetimor po punon për sqarimin  e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.