Monday , July 26 2021

I vdiq gruaja 5 ditë pas martesës, 29-vjeçari del nga spitali dhe rrëzon pistën e vetëhelmimit

Olsi Hajdari ka dalë nga spitali dhe tashmë ndodhet pranë familjes së ti në fshatin Xhyrë të Librazhdit. Teksa është mirë me shëndet, gjendja e tij psikologjike është e rënduar pas humbjes së bashkëshortes, Rezarta Xibrraku, e cila ndërroi jetë në dhomën e tyre të gjumit, vetëm 5 ditë pasi çifti ishin martuar.

Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të hedhë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë të ndajres nga jeta të 19-vjeçares, ndërsa nga dëshmia e Olsi Hajdarit, 29-vjeçar, bie poshtë pista e vetëhelmimit ose helmimit.

Ai ngre dyshime se e gjitha mund të ketë ndodhur nga çlirimi i gazit nga ngrohja që kishin në dhomën e gjumit, mangall me prushë.

Pasi kanë ngrënë darkë më prindërit e Olsit, çifti kanë marrë mangall me prush, e kanë vendosur në dhomë dhe kanë rënë të flenë gjumë. Prej këtij momenti, Olsi Hajdari thotë se nuk mban mend asgjë.