Tuesday , March 2 2021

Florit i ka mbetur fiksim një vajzë te sheshi dje dhe do ta presë tek i njëjti vend

Disa minuta më parë, Flori Mumajesi ka ndarë një postim të pazakontë në Instagram. Në një foto të sheshit të zbukuruar për festa, ai ka shkruar disa fjalë, që na bënë të futemi në mendime. Me sa duket, teksa kishte vizituar sheshin mbrëmjen e djeshme, Florit i paska mbetur fiksim një vajzë, e cila, çuditërisht, as nuk e kishte parë fare.

“Dje në mbrëmje vonë vizitova sheshin dhe u ula në një nga lokalet përballë pemës. Ishte shumë, po shuuumë bukur. Edhe njerëzit ishin shuuuumë të bukur. Në atë super atmosferë më mbeti mendja te një vajzë, e cila ishte shumë afër meje, por që as që më pa. Ajo vazhdonte bashkë me shoqen e saj shijonte energjinë e bukur të sheshit dhe bënin foto. U mata t’i flisja disa herë, por nuk e bëra dot! Nejse, ju ftoj ta vizitoni sheshin… Jam i sigurt që keni për ta shijuar. ‘Rastësisht’, ndoshta, mund të më shihni edhe mua ulur tek i njëjti vend duke pritur. Asgjë nuk është e pamundur”, -ka shkruar ai.

Por çfarë ka dashur të thotë Flori me “duke pritur”? Duke pritur kë? Vajzën? Me siguri!

Nëse vajza misterioze po na lexon: Mos e lër më Florin të presë!