Thursday , February 25 2021

FOTO/ Moderatorja shqiptare bëhët nënë për herë të parë. Emri i veçantë që i vuri vajzës dhe kuptimi

Moderatorja e njohur e tv Klan Brunilda Lahe është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e bukur e ka dhenë vetë ajo me anë të një postimi në Instagram.

Brunilda rrëfen se ajo dhe bashkëshorti kishin planifikuar tjetër orë dhe datë për lindjen e të voglës.

Madje, ata mendonin se ajo do të kishte tjetër shenjë horoskopi dhe kishin menduar tjetër emër, por duket se vogëlushes nuk i është pritur për të ardhur në jetë.

“Jam bere nene! Faleminderit Zot per kete bekim! Mesa duket kam sjelle ne jete nje vajze qe do te behet nje grua me karakter te forte e ide te qarta. Une dhe babi i bebushes me gjinekologen @jolalulo kishim planifikuar, tjeter ore, tjeter date, tjeter shenje horoskopi. Kisha nje liste me emra ku secili mund te ishte i duhuri. Vetem kur ta shihja portretin e saj do ta gjeja me siguri emrin. Por e vogla ime nuk mori para sysh asgje nga keto. Zgjodhi diten e saj te lindjes: e hene. Oren e saj: mbremje, ku nje gjysmehene mistike, magjepsese shnderiste. Keshtu ishte vete ajo qe zgjodhi edhe emrin e saj: HANA
Kuptimi i ketij emri ne vende te ndryshme te botes sikur eshte enkas per te: Hir i Zotit, e para, e lulezuar, lumturi…
Mire se erdhe mes nesh #HANAMETA mami dhe babi mezi po te prisnin te kapnin doren tende per te mos e leshuar me asnjehere.
Fale ekipit te @spitaliamerikan 2 une dhe HANA jemi shume mire. Faleminderit me zemer te gjitheve qe asistuat ne lindjen time! Dr. @jolalulo per gjithe profesionalizmin, sigurine, qetesine gjate gjithe ketyre muajve mirenjohja dhe vleresimet qe do te te bej nuk do te jene asnjehere te mjaftueshme.
Ju faleminderit te gjitheve ju qe e keni bere te bukur kete rrugetim timin me fjale te bukura e gjeste te kujdesshme. Faleminderit per cdo urim paraprakisht! Si nje mama e re jam e mirekuptuar besoj nese nuk u pergjigjem dot ne kohe secilit.”- shkruan Brunilda në postim.

Image