Saturday , March 6 2021

Ekspertët/1 në 3 aksidente, drejtuesit e mjetit nën efektin e alkoolit

Shumica e aksidenteve nën efektin e alkoolit ndodhin 5 kilometra pas fillimit të udhëtimit.

Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se 1 në 3 aksidente me pasoja për jetën, shkaktohet nga drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit.

“Alkooli  ndikon në përqendrimin tuaj. Edhe një gotë me pije alkoolike mund të sjellë pasoja të paparashikuara. Mos lejoni të afërmit tuaj të drejtojnë automjetin  në gjendje të dehur. Drejtimi i automjetit  në gjendje të dehur dënohet me ligj”, -thonë ekspertët.