Saturday , February 27 2021

Pasojat e tërmetit/ Qeveria publikon të dhënat: Janë inspektuar mbi 20 mijë banesa

Grupet e punës kanë kryer inspektime të detajuar në mbi 20 mijë banesa në tre qarqet e vendit, si në Durrës, Tiranë dhe në Lezhë. Bazuar në verifikimet e kryera në terren, grupet e punës kanë arritur në përfundimin se nga 20, 037 banesa të verifikuar, 2,752 prej tyre janë shpallur të pabanueshme.

Të dhënat e qeverisë:

Grupet e punës kanë kryer inspektimin në 20,037 objekte, nga të cilat, kanë rezultuar të pabanueshme deri tani mbi 2,752 banesa. Sipas qarqeve, numri i inspektimeve të kryera deri tani, është si në vijim:
Qarku Durrës 10,867
Qarku Tiranë 8,163
-Qarku Lezhë 1007