Sunday , March 7 2021

Na ka emocionuar gjithë këto vite, kjo baladë e Soni Malaj qenka historia e vërtetë e prindërve të saj

Soni Malaj është një ndër këngëtaret më të njohura dhe më të suksesshme. Të gjitha këngët e saj janë kthyer në hite, sidomos baladat që ajo këndon. Një ndër këngët më të dashura të publikut është “Të dua ty”. Teksa ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisonin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel, Soni ka treguar disa detaje që nuk i dinim për këtë këngë.

Këngëtarja ka treguar se ka qenë e shtyrë gjithmonë nga babai i saj që ajo të fokusohej tek baladat dhe jo tek këngët ritmike.

   
“Në fakt baladën që kam “Të dua ty” jam munduar që klipin ta bazoj tek historia prindërve të mi. Nismëtari që unë të merrja pjesë me baladën “Ndarja” në Top Fest në Top Channel ka qenë im atë, sepse unë kam dashur të merrja pjesë me këngën “E vogla”. Ai i dashuronte baladat e mia dhe më shtynte drejt tyre”, ka treguar këngëtarja e njohur Soni Malaj.

Përsa i përket historisë së prindëve, Soni tregoi se ata u njohën teksa vazhdonin studimet në universitetin e Vlorës. “Babai im ka qenë romantik. I çonte kafenë mamit, lule, pusulla me shkrim.”

Videoklipi i “Të dua ty” tregon për një çift që njihet gjatë një mbrëmjeje festive me rastin e përfundimit të vitit 1952.