Thursday , July 29 2021

Ngjarje e rëndë/ Polici i Burgjeve vret me armë 2 persona brenda poliklinikës

 Një ngjarje e rëndë ndodhi në Poliklinikën e Patosit, ku një gardian i burgjeve ka qëlluar me armë duke lënë të vdekur dy persona, njëri prej të cilëve gjeti vdekjen në vend, ndërsa tjetri ndërroi jetë në spitalin e Fierit. Policia mundi të arrestojë në kohë rekord autorin e ngjarjes, efektivin e burgjeve Martin Skëndaj si dhe sekuestroi armën e zjarrit.

Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri në ambientet e Poliklinikës së Patosit, duke lënë të vdekur Elis Kapajn, ndërsa Manol Rrapaj, nuk mundi t’i mbijetoi plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital. Të dy viktimat janë nga Patosi.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e grindjes mes dy palëve, për motive ende të paqarta.

Policia thotë se po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.