Friday , February 26 2021

Shqipëria s’gjen qetësi nga tërmeti, sërish lëkundje.

Shqipëria nuk gjen qetësi nga lëkundjet sizmike. Pasditen e sotme në orën 17:03 minuta u regjistrua lëkundja e tërmetit me epiqendër në Domje të Vorës ndërsa magnituda ishte 4.7 ballë.

Tërmeti është ndjerë në Tiranë, Durrës dhe në Fushë Krujë duke rikthyer frikën dhe panikun te qytetarët. Në muajin e fundit që pas tërmetit tragjik të 26 nëntor, pasgoditjet kanë vijuar.