Monday , March 8 2021

Elbasan/ Prokurori Besnik Cani nderohet me “Mirënjohja e Qarkut Elbasan”

Këshilli i Qarkut Elbasan ditën e sotme ka nderuar me titullin ” Mirënjohja e Qarkut Elbasan “,Prokurorin e Gjykatës së Shkallës së parë në Elbasan, Besnik Cani, njëkohēsisht anëtar i këshillit të lartë të prokurorisë.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Bukurosh Stafa është shprehur se ky titull i jepet Z.Cani “Për kontribut të rēndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë së shërbimeve në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe nxitjen e një partneriteti tē qëndrueshëm ndëmjet prokurorisë dhe publikut”.

Ndërkohë në fjalën e tij Besnik Cani shprehet se “Kurr nuk ka patur emocione kaq te forta-Kjo pasi pēr here te pare një drejtuesi te institucioni Drejtesie i jepet nje titull i tille. Ndjehem i lumtur pasi gjykoj se kam dhënë kontributin maksimal në kryerjen me korrektesi dhe ndershmeri re detyres.Jam krenar qe kam kontribuar ne zbatimin e ligjit. Ndjehem mjaft i privilegjuar me marrjen e ketij titulli./elbasaninews