Sunday , February 28 2021

Presidenti Meta takim “kokë më kokë” në Presidencë me djalin e George Soros

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, po zhvillon një takim me djalin e themeluesit të Fondacionit “Soros”, George Soros, Alex Soros, i cili ndodhet për një vizitë në Tiranë.
Burime nga Fondacioni Soros bëjnë me dije se takimi po zhvillohet në Presidencë, ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare nga zyra e Kreut të Shtetit.
Ende nuk dihet thelbi i bisedës midis Presidentit Ilir Meta dhe djalit të George Soros, i cili zhvillon vizita të shpeshta në Ballkan.