Thursday , July 9 2020

Ushqeni ëndrra të mëdha, dështoni rëndë, por asnjëherë mos hiqni dorë

Rreth dy vite më parë nga sot, isha duke kaluar një nga periudhat më të vështira të jetës sime. Po kaloja nëpër një divorc dhe një gjyq kujdestarie për fëmijën tim. Gjithçka ishte e re për mua. Nuk e kisha përjetuar kurrë diçka të tillë më parë. Isha me zemër të thyer, e turpëruar dhe duke u ndjerë si një dështake si nënë dhe si bashkëshorte. Humba edhe miqtë e mi, por mbi të gjitha, “humba kontaktet” me personin që isha dikur. Një natë, madje po shihja drejt tavanit të dhomës sime dhe po mendoja se sa poshtë kisha rënë. Nga ajo femër e suksesshme që isha dikur, tani isha duke fjetur në shtëpinë e prindërve për të kursyer.

Pavarësisht gjithë kësaj, unë kuptova se sërish ëndrrat e mia ishin brenda meje. Ato askush dhe asgjë nuk bëri që të shuheshin. Ato yje plastike që kisha ngjitur dikur në dhomën time të fëmijërisë u bënë shkak që unë të kujtoja se çfarë ëndërroja dikur dhe të kuptoja se ëndërroja po të njëjtën gjë edhe në momentet e mia të vështira. Në të gjithë jemi të ndryshëm dhe kemi ëndrrat tona. Të miat ishin të isha një fëmër e suksesshme, një nënë e mirë dhe një drejtuese e aftë.

Vështirësitë dhe periudhat e errëta në jetën time më bënë shumë më të fortë. Më bënë të mësoja më tepër për veten time, të pranoja ndryshimet tek vetja dhe të besoja përherë tek plani i Zotit. Unë e di se yjet nuk shndrisin në dritë. As ne nuk e bëjmë një gjë të tillë. Është errësira ajo që na rrit dhe na jep forcën për të vazhduar përpara.