Saturday , March 6 2021

Elbasan- Makina përplas motorin, ndërrojnë jetë dy persona.

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona. Burime zyrtare bëjnë me dije se ka ndërruar jetë 35-vjeçari me iniciale E. D., drejtuesi i motorit dhe Fatos Qose, pasagjeri. Ata janë përplasur nga një mjet tip ‘Audi’, me drejtues A.Sh., 25 vjeç.

Qose u dërgua me shenja jetë në spital, por në gjendje shumë të rëndë. Fatkeqësisht, ai nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve të marra, duke ndërruar jetë pak orë më vonë. Sipas burimeve, drejtuesi i motorit kishte konsumuar alkool, megjithatë, hetimet e policisë priten që të zbardhin shkaqet e aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan.