Sunday , March 7 2021

Drejtonin mjetin në gjendje të dehur, dy të arrestuar në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

“J.T., 28 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe L.T., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur”, njofton policia.

Njoftimi

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

J.T., 28 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe L.T., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.