Saturday , February 27 2021

Makina e shtypur plotësisht, dalin pamjet e aksidentit me dy të vdekur në Elbasan

Dy persona humbën jetën në aksidentin e rëndë që ndodhi pasditen e së dielës në aksin Elbasan-Çërrik.

Pamjet nga vendi ku ndodhi aksidenti i përkasin fshatit Shirgjan, në aksin rrugor Elbasan- Cërrik. Një automjet tha policia përplasi një motoçikletë dhe dy personat që ndodheshin në të humbën jetën pak orë larg njëri-tjetrit.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit tip “Audi”, 25 vjeçarin me iniciale A.Sh.

Personat që humbën jetën janë drejtuesi i motoçikletës shtetasi E.D., 35 vjeç, dhe pasagjeri i motoçikletës shtetasi F.Q., 56 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan.