Thursday , July 29 2021

Fundviti në Elbasan, çmimet nuk ndryshojnë por fuqia blerëse bie

Ndonëse kemi hyrë në javën e fundit të këtij viti dhe shume pranë festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, niveli i blerjeve në qytetin e Elbasanit është shumë i ulët.

Bëhet fjalë për blerje të produkteve ushqimore, të cilat në vitet e mëparshme kanë shënuar rritje megjithëse shoqëroheshin me rritje çmimesh. Por, këtë vit, edhe pse nuk ka rritje, niveli i blerjeve mbetet i ulët. Qytetarët ankohen se nuk i përballojnë çmimet dhe nuk arrijnë të marrin sasinë e produkteve që dëshirojnë.

Bashkia e Elbasanit, edhe pse renditet ndër më të mëdhatë në vend, karakterizohet nga një fuqi e ulët blerëse, ç’ka është ndikim i drejtpërdrejtë i nivelit të ulët ekonomik dhe pamundësisë së qytetarëve që të përballojnë shpenzimet e nevojshme ushqimore.