Thursday , March 4 2021

Balla drekë Krishtlindjesh në kishë me pacientët e Spitalit Psikiatrik në Elbasan: Nuk ka kuptim më të bukur festa sesa të….

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë sot në drekën që Kisha Katolike Shën Piu i Dhjetë në Elbasan organizoi për rreth 100 pacientë të Spitalit Psikiatrik të Elbasanit me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS-së, Taulant Balla deklaron se nuk ka kuptim më të bukur festa e Krishtlindjes sesa të kujdesesh për njerëzit në nevojë.

Postimi i plotë:

“Ju bashkova drekës që Kisha Katolike Shën Piu i Dhjetë në Elbasan organizoi sot për rreth 100 pacientë të Spitalit Psikiatrik të Elbasanit. Nuk ka kuptim më të bukur festa e Krishtlindjes sesa të kujdesesh për njerëzit në nevojë. “Por, ashtu siç dëshironi që t’ju bëjnë ju njerëzit, po adhtu bëni ju me ta”, shkruhet në Bibël.
Gëzuar Krishtlindjet🎄”, shkruan Balla.