Saturday , March 6 2021

Elbasan- Vetëm tre muaj pasi ishte rikonstruktuar, dëmtohet nga shirat e dendura argjinatura e përroi të Zaranikës

Shirat e dendura që pushtuan vendin ditët e fundit kanë dëmtuar argjinaturën e përroit të Zaranikës në qytetin e Elbasanit, ndonëse kishte vetëm tre muaj që kishin përfunduar punimet.

Kjo argjinaturë e cila u ndërtua nga komuniteti egjiptian vullnetarisht, e më pas u rikonstruaktua disa muaj më parë nga qeveria me një kosto prej 2 milion euro, është dëmtuar nga ku ka pësuar çarje masive në disa pjesë të saj.

Gazetari i Report Tv, raporton se dëmtimi i argjinaturës rrezikon dhjetëra banesa aty pranë.