Friday , March 5 2021

Bilanci 2019, Balla: Investime dhe solidaritet me njerëzit në nevojë në Elbasan

“Viti që u mbyll ishte një vit me momente tejet të vështira, por falë solidaritetit dhe punës kishte edhe momente gëzimi”, u shpreh sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëkohësisht deputet i qarkut Elbasan.

Balla publikoi një video përmbledhëse të punëve dhe investimeve që janë bërë në Qarkun e Elbasanit gjatë vitit 2019.

Ai veçoi solidarizimin e jashtëzakonshëm për të prekurit nga tërmeti.

Po ashtu Balla theksoi se gjatë vitit 2019 janë ndërtuar 4 banesa për njerëzit në nevojë në këtë qark. Konkretisht u ndërtua shtëpi e re për Xhevat Buzanin, në Çerçan, Librazhd;
shtëpi e re për Petrit Vrapin, Papër Elbasan; shtëpi e re për Nënë Bejazen, Spathar Librazhd dhe shtëpi e re për Mudo Kacën Librazhd.

Në Librazhd u ndërtua po ashtu edhe një mencë sociale gjatë vitit që lamë pas.

Për sa i takon infrastrukturës arsimore, u rindërtua shkolla “Bardhyl Popa” Elbasan; gjimnazi “Sami Frashëri” Belsh’ shkolla 9-vjeçare Seferan, Belsh; Qendra e Formimit Profesional Elbasan.

Gjatë vitit 2019 u investua po ashtu në qendrën shëndetësore Fushë Studë; ambulancën “Çlirimi” Elbasan; ujësjellësin Dritaj-Fanjë-Karkavec, ujësjellësin Belsh, në urën e re mbi Shkumbin (Hotolisht) etj.