Thursday , March 4 2021

Ndahet nga jeta ish-deputeti i Elbasanit, drejtues i disa institucioneve/ Foto

Ndahet nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ali Gripshi. Ai ndërroi jetë të premten pasdite.

Gripshi ka qenë nga deputetët më aktivë të PD për Qarkun e Elbasanit, në vitet e para të Demokracisë.

Ai ka qenë në periudha të ndryshme një nga drejtuesit më të suksesshëm të institucioneve lokale dhe deri para disa kohësh ka mbajtur edhe postin e sekretarit të degës së PD për Peqinin.

Gripshi mbante edhe titullin “Qytetar Nderi” i Peqinit.