Monday , March 8 2021

Shumë familje mbahen ende nga emigrantët/ Elbasani qarku ku dërgohen më shumë

Emigrantët vijojnë të dërgojnë para për familjarët e tyre në Shqipëri, fenomen ky që duket se është në rritje.

Banka e Shqipërisë ka konfirmuar se dërgesat e emigranteve vitet e fundit kanë kapur nivelet e dhjetë viteve më parë duke patur një trend rritës pas rënies së shkaktuar nga kriza greke dhe ajo italiane.

Mësohet se gjatë vitit 2018 familjet shqiptare morën nga jashtë gjatë 12 muajve një total prej 1.24 miliard eurosh, me një shpërndarje jo fort propocionale në rrethe, raportn abcnews.al.

Kështu, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë rezulton që qarku ku emigrantët kanë dërguar më shumë para nga jashtë për familjet e tyre është Elbasani.

Emigrantët me origjinë nga ky qark kanë sjellë tek familjet e tyre rreth 75.6 milion euro. Sa i përket kryeqytetit, Tirana është e dyta në listë me një shumë prej 72.7 milion eurosh të dërguara për familjet.

Qarku i Durrësit renditet i treti, me rreth 48 milion euro të dërguara nga jashtë, i ndjekur nga Shkodra, Korça dhe Vlora.

Gjirokastra, Kukësi dhe Berati janë qytetet ku janë dërguar më pak para nga emigrantët gjatë vitit 2018.
Përqindja më e lartë e familjeve që mbahen kryesisht me të ardhura nga jashtë janë në Tiranë dhe Elbasan, kurse shumat që dërgohet më tepër varion mes 500-1 200 euro në muaj