Sunday , February 28 2021

Dikur shkëmbenin veshjet, por Jonida tregoi qartë príshjen e marrëdhënieve me Bora Zemanin! Detaji që shpëtoi pa u parë në emision

Këngëtarja Jonida Maliqi, pak kohë më parë ishte në një shoqëri të ngushtë me moderatoren simpatike, Bora Zemani. Dy vajzat e njohura në shoëbiz, u fotografuan shpesh herë nën shoqërinë e njëra-tjetrës dhe të vëllezërve Veshaj. Madje marrëdhëniet e tyre ishin aq të ngushta, sa që shkëmbenin dhe rrobat bashkë.

Por, pas ndarjes me Romeo Veshajn, duket se edhe marrëdhënia midis këngëtares dhe moderatores është shkëputur. E ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, e vendosur midis dy alternativave, se cila është vajza me më shumë stil, Jonida Maliqi ka preferuar të mos zgjedhë Bora Zemanin.

 “Bora apo Era?! Bora në jetën e përditshme është shumë sport dhe ndryshon shumë nga ajo vajza e ekranit, megjithatë Era”- është shprehur Jonida Maliqi, e vënë përballë dy zgjedhjeve.

  

Pak ditë më parë Jonida Maliqi ka qenë në qendër të medias rozë, për shkak të videos që qarkulloi në rrjet, në të cilën shfaqen në momente intime me Flori Mumajesin. Por, pas kësaj video, duket se lidhja pasionante e këngëtares me aktorin e humorit, Romeo Veshaj, ka marrë fund.

Ka qenë vetë Jonida Maliqi që në emisionin “Shiko Kush Luan”, ka deklaruar se është beqare.