Tuesday , March 9 2021

Krim makabër në Shqipëri. 16-vjeçarët vrasin një grua.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 5 janar në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ku tre të rinj kanë masakruar një grua 50-vjeçare të cilës i hynë në banesë për të vjedhur, ndërsa krimi i rëndë është zbardhur nga policia ditën e sotme. Pasi i ka pikasur e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit. 
Tre të rinj janë vënë në pranga si autorë të vrasjes së 50-vjeçares Drita Saliaj. 

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Komisariatin e Policisë Mallakastër janë paraqitur familjarët e 50 vjeçares, të cilët denoncuan largimin nga banesa të Drita Saliajt.

Pas marrjes së denoncimit, nga hetimet rezultoi se nipi i bashkëshortit të 50-vjeçares, (djali i vëllait të burrit), në bashkëpunim me 2 shokë të tij, në datën 5 janar kanë shkuar për të vjedhur në banesën e saj dhe pas rezistencës të hasur nga Drita Saliaj, e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës.
Në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nga shërbimet e policisë Mallakastër dhe Polumbarët e Repartit  Special Renea u gjet në rezervuar trupi i pajetë i gruas.
Të arrestuarit janë dy 16 vjeçarë dhe një 26 vjeçar. L. S., 16 vjeç, banues në Gjerbës, djali i kunatit të së ndjerës, S. Sh., 16 vjeç, banues në Çërrillë, dhe E. Z., 26 vjeç, banues në Gjerbës, Mallakastër.