Thursday , March 4 2021

Shërbimet online, ankohen të moshuarit në Elbasan: Të pamundur të marrim dokumente me teknologjinë e re

Marrja e dokumenteve online është e pamundur për të moshuarit. Në Elbasan, ata nuk kanë informacion që këtë vit ofrohen 472 shërbime online. Por edhe nëse ata ndihmohen nga punonjësit e administratës për hapjen e një adrese personale, të moshuarit e kanë të vështirë të përdorin teknologjinë e re digjitale në telefona smart apo kompjutera.

Qeveria për këtë vit ka prezantuar marrjen e 472 shërbimeve online përmes regjistrimit në e-albania.al. Po që në ditët e para të vitit kryesisht mosha e tretë dhe personat që trajtohen me pension invaliditeti duket se jo vetem nuk kanë informacion po do ta kenë të vështrë të kryejnë regjistrimin në portal. Patja e një emai-li thuajse është e pamundur për moshat e thyera. Ndaj dhe për zgjidhjen e problematikave të tyre në lidhje me pensionin apo marrjen e pagesës së invaliditetit ata vijojnë të qëndrojnë në radhë, pasi ngrenë supet kur pyeten për shërbimet online.

Po rrugës iu dalin e probleme të tjera. “Erdhëm dhe na thanë nuk punon interneti”, shprehen qytetarët. Këta qytetarë të Elbasanit sorollaten nga një zyrë tek një tjetër dhe vështirë të zgjidhin punë brenda ditës pasi disa presin për orë të tëra në radhë qoftë për të marrë fillimisht informacion.

“Na kanë sorollatur vërdallë”, shprehen qytetarët. Kryetarja e degës së përfitimeve pranë drejtorisë rajonale të shërbimeve shoqërore në Elbasan, Jonida Beqiri thotw se personeli po ju vjen në ndihmë qytetarëve. “Qytetarët janë orientuar, kjo do të vazhdojë edhe në ditët në vijim”, u shpreh Beqiri. 4 ditë më parë këtë formë të re të marrjes së dokumentave e testoi vete Kryeministri Rama që tha se mjafton të dispononi një telefon smart apo kompjuter dhe dokumentat mund të merren online. “Data 6 janar është fillimi i një revulicioni kundër rradhave”, u shpreh Rama.