Friday , February 26 2021

Digjet makina e ish-oficerit të policisë në Elbasan, dyshohet për shkak të detyrës

Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të enjte në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 28 Nëntori në qytet, ndërkaq mësohet se automjeti ishte në pronësi të nj ish-oficeri i policie të Elbasanit.
Burime për Shqiptarja bëjnë me dije se mjeti dyshohet të jetë vënë në flakë nga persona me precedentë penal dhe se ky sulm ka ndodhur për shkak të detyrës së ish-oficerit.

Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Po ashtu, policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit dhe kapjen e autorëve.