Thursday , March 4 2021

Jeta e vështirë me trinjakë/ Elbasan, familja me pesë fëmijë jeton në vështirësi (video)

4 muaj më parë, familja Çota nga fshati Funarëz i Librazhdit u bekua me trinjakë. Një lajm i mrekullueshëm për çiftin e ri që kishte edhe dy vajza, por në të njëjtën kohë familja e madhe tashmë do të përballej me vështirësi, ndërsa jeton vetëm me ndihmë ekonomike dhe emigracion sezonal.

Dy djem dhe një vajzë, Elisjano, Damjano dhe Amla gëzojnë shëndet të plotë, ndërsa gjyshja e tyre 70-vjeçare përpiqet t’i vijë në ndihmë nënës. 7 pjesëtarë të kësaj familje e kishin të pamundur të jetonin vetëm në një dhomë në fshat e për këtë arsye, babai i vajzës u dhuroi një pjesë të shtëpisë së tij.

Këshilli Bashkiak i Librazhdit miratoi një bonus mujor prej 15 mijë lekë të reja për t’i ardhur në ndihmë familjes Çota. E njëjta shumë shkoi edhe për familjen Karaj nga fshati Lunik edhe këta të bekuar 2 vite më parë me trinjakë, të tre djem.