Sunday , July 12 2020

Belsh-Bullgaria ndihmon në menaxhimin e qēndrueshēm të burimeve natyrore nē Bashkinē Belsh

Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Bullgarisē në Republikën e Shqipërisë z.Momcil Rajchefski dhe kryetari i Bashkisë Belsh z.Arif Tafani nënshkruan një marrëveshje për dhënien e ndihmës falas në kuadrin e ndihmës zyrtare për zhvillim që ofrohet nga Republika e Bullgarisë.

Ambasadori tha se Qeveria e Republikës së Bullgarisë çdo vit miraton ndihmë financiare falas në kuadrin e ndihmës për zhvillimin dhe realizimin e projekteve në vende të ndryshme.Sipas ambasadorit këto projekte i shërbejnë rritjes së cilësisë së arsimit ,garantimit të aksesit për shëndetësi cilësore ,ndërtimin e një shoqërie civile aktive,rritjen e kapaciteteve  administrative të nëpunësve civil , ruajtjen dhe popullarizimin e trashëgimisë kulturore e historike etj.

Ndërkaq kryetari i bashkisë Belsh z.Arif Tafani e cilësoi praninë e ambasadorit në Belsh  është   të një rëndësie tejet të veçantë  pasi ajo  përkonte me zhvillimin e  ceremonisë së inagurimit  të Projektit “All-in One Solar LED Street Lights”,ndriçimit  rrugor të fshatrave Gradishtë,Hyse,Qafe Shkallë&Dragot në Bashkinē Belsh.

Ambasadori i Jashtezakonshēm dhe Fuqiplote i Republikës  së Bullgarise,Momtchil Raytchevski tha kryebashkiaku i Belshit është i pranishēm në inagurimin e kētij projekti tē rēndësishēm duke qenē se përmes Ambasadës së Bullgarisë nē Shqipëri ,Ministria e Jashtme e Republikës së Bullgarisë përzgjodhi fitues Projekt-Propozimin e Bashkisë Belsh “All-in -One-Led Sreet Lights”- që do të realizohet në kuadrin e ndihmës zyrtare “Për zhvillim të Republikës sē Bullgarisē”.

Nga realizimi i kētij projekti do të përmirësohet menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore si dhe do të arrihet mbrojtja e mjedisit përmes instalimit të ndriçuesve  inteligjentë nē rrugët publike me drita diode tē rrezatimit efikas të energjisë (LED).

Ky lloj ndriçimi rezulton në uljen e kostove të përdorimit të energjisë si dhe të kostove të mirëmbajtjes së rrjetit ndriçues.Po kështu nëpërmjet këtij rrjeti do të  ulet ndjeshëm ndotja mjedisore si dhe do tē rritet dukshëm cilësia e fluksit të dritës .Nëpërmjet realizimit të këtij projekti do të mund të nxitet dhe dhe do të promovohet lëvizja kreative e njerëzve në rrugë si dhe do të forcohet lidhja me komunitetin .

Natyrisht që falë këtij projekti synohet edhe rindërtimi i disa lagjeve në Njësitë Administrative të Belshit si dhe do të krijohen potenciale të rēndësishme për hapjen e bizneseve të reja dhe të investimeve me peshë të cilat nxisin dhe fuqizojnë ekonominë e familjeve tē Bashkisë Belsh .Nga ky projekt përfitojnë fillimisht 3.400 banorë të Belshit dhe  është investimi më i rëndësishëm i kësaj fushe për momentin në bashkinë tonë .

Falë këtij investimi  do të transformohet plotësisht infrastruktura e ndriçimit  në një pjesë të rëndësishme të hapësirës ku shtrihet bashkia e Belshit .Në emrin tim personal por edhe të bashkisë së Belshit si dhe të komunitetit të fshatrave që përfitojnë nga realizimi i këtij projekti .

Kryebashkiaku Arif Tafani i shprehu mirënjohjen e pakufijshme Shkēlqesisë së tij, z.Ambasador i Bullgarisë në vendin tonë.Ndërsa deputeti Musa Ulqini njēkohësisht edhe kryetar i shoqatës sē miqēsisē Shqipëri-Bullgari ka falēnderoi pa masë për kontributin e dhēnë nga shteti i Bullgarisë  për modernizimin e sistemit të ndrićimit këtu në Bashkinë e  Belshit.Shpresojmë që ndihma e Ambasadës Bullgare  në Tiranë për bashkinë e Belshit të jetë gjithnjë e më e madhe në të ardhmen dhe ky fillim bashkëpunimi mes bashkisë tanë dhe jush të jetë gjithnjë e më i madh.

Deputeti Musa Ulqini vleresoi shtetin e e Bullgarisë që përgjodhi të mbështesë një nga projektet dinjitoze  për këtë qytet të mrekullueshëm  i cili do pasohet  me   investime serioze nē të ardhmen.Bullgaria është i pari vend i BE që jep ndihmë të këtij lloji e të këtyre përmasave .