Thursday , July 9 2020

PD e Elbasanit: Gjobat po fundosin biznesin e vogël

Kryetari i Partisë Demokratike Dega Elbasan Eugen Isaj  ka dhenë një deklaratë për mediat këtë të mërkurë lidhur me abuzimet që sipas tij po bëhen ndaj biznesit të vogël jo vetëm në qarkun e Elbasanit por në të gjithë Shqipërinë.

Sipas Isajit,  kjo fushatë  e egër  e rilindasve që ka filluar sidomos këtë vit ka si qëllim të dëmtojë biznesin përmes gjobave .

Më shqetësuese, shton kreu i PD në Elbasan,   kjo situatë paraqitet në fshatra pasi edhe ato biznese të pakta të ndodhura atje nuk po i shpëtojnë dot gjobave duke bërë që të mbyllen apo të rrezikohet mbyllja e tyre.

Më tej Isai ka vijuar duke vizituar disa nga bizneset ne Elbasan.