Saturday , February 27 2021

I provuam të gjitha, pa pishman! Vajza e Xhevdet Ferit tregon dhimbjen, sëmundjen që e mposhti aktorin

Në ditën më të zezë të familjes Feri, vajza e aktorit të mirënjohur, Bora, tregon në një postim me fjalë të trishta përgjigjet e shumë nga pyetjeve, që dashamirës të tij i bëjnë prej dy ditësh. Aktori Xhevdet Feri humbi jetën dy ditë më parë, siç shpjegon e bija nga ‘një insuficiencë e rëndë pulmonare’, ndërsa u dërgua për në banesën e fundit pa homazhe, vullneti i tij që dhe në jetën e përtejme t’i rezervohej ky diskrecion’.

Postimi i plotë:

Dy fjale ne diten me te zeze te jetes sime dhe te mamit….

1.Falenderime te pafundme dhe mirenjohje te thelle per gjithe ngushellimet dhe suportin e miqve, dashamiresve dhe gjithe atyre qe e kane dashur Xhode Ferin, qofshin ata te aferm apo te larget. Ne pamundesi per t’ju falenderuar nje nga nje, ju lutem pranoni keto falenderime publike.

2.Falenderime per mediumet e lajmeve qe kane percjelle me shume respekt e dashamiresi jeten dhe karrieren e babit, duke patur mirekuptimin por dhe hermetizmin tone te plote.

3.Ndjej qe duhet te sqaroj arsyen e ndarjes nga jeta te babit, per efekt qartesie te informacionit. Eshte e vertete qe ai kishte kaluar nje semundje te rende, te cilen e kishte mposhtur me sukses. Arsyeja fizike pse na la ishte nje insuficience e rende pulmonare, te cilen nuk mundi ta mposhtte. Falenderime per ekipet e spitalit qe u perpoqen me gjithe forcat dhe kapacitetet e tyre per ta shpetuar. I provuam te gjitha, pa pishman!

4.Ndersa per sa i perket ceshtjes se homazheve publike…Xhoda shquhej per diskrecion ne jeten e vet. Vullneti i tij ish qe dhe ne jeten e pertejme t’i prezervohej ky diskrecion. E kuptojme dhe vleresojme qe dashamires te tij jane te dhembur per shkak te largimit te tij, por ne gjykojme se dhimbja eshte personale dhe duhet vuajtur si e tille. Nuk ka te beje me arsye zhgenjimi prej sistemit apo politikes – nuk eshte as rasti dhe as koha per refleksione te tilla. Neve na eshte shuar drita e diellit mbi shtepi, nuk mendojme per perceptime publike apo politike.

Me shume mirenjohje e perzemersi…/ Tiranapost.al