Thursday , September 24 2020

Shfaqet filmi “Neverland” në Universitetin e Elbasanit

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” u shfaq filmi “Neverland” fitues i çmimit “Young European Filmaker” në “Poitser Film Festival 2019”.

Organizatorë të aktivitetit ishin Departamenti i Letërsisë dhe Gazetarisë dhe Fakulteti i Shkencave Humane.

Filmi trajton ngjarjet e vitit 1997, intervista dhe rrëfime të asaj periudhe të vështirë.

Pas shfaqjes së filmit takimi kaloi në formë bashkëbisedimi me skenaristin e filmit dhe disa nga aktorët e tij.