Thursday , September 24 2020

Dëbora ‘zbret’ në Elbasan, këto janë zonat e mbuluara nga bardhësia

Moti i keq dhe temperaturat e ulëta të shoqëruar me reshje bore kanë përfshirë edhe qarkun e Elbasanit. Reshje bore janë regjistruar në Malësitë e Elbasanit, Librazhdit, Gramshit dhe Prrenjasit. Po ashtu dëbora ka mbuluar edhe Gjinarin dhe Zavalinën në Elbasan. Reshje të dendura ka pasur edhe në Stëblevë ku trashësia ka arritur në 30 cm.