Sunday , February 28 2021

Dy farmaci të vjedhura javën e fundit në Elbasan.

Gjatë tre ditëve të fundit dy farmaci janë vjedhur në qarkun e Elbasanit. Përkatësisht një në fshatin Papër dhe tjetra në fshatin Shtërmen.

Farmacia e cila ndodhej në fshatin Papër pak ditë që ishte hapur. Ajo ndodhej buzë rrugës nacionale çka mund t’ia ketë bërë më të lehtë hajdutëve për të kryer aktin.

Farmacia tjetër ndodhej brenda qendrës shëndetësore të fshatit Shtërmen.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjeve.