Saturday , March 6 2021

Kabineti qeveritar dobësohet nga Anila Kalleshi, flet dietologia

Anila Kalleshi në një intervistë ekskluzive për Fjala.al, ka dhënë edhe disa detaje pikante për personazhe të njohur si në fushën e politikës, ashtu edhe të artit.

“Kabineti qeveritar i kryeministrit kanë qenë pothuajse të gjithë të trajtuar dhe të trajnuar nga qendra ime. Gjithashtu edhe disa aktorë nga “Portokallia” duke filluar nga Renata, e cila ka humbur 32 kilogramë pa pasur asnjë problem shëndetësor. E ruajti trupin e saj për një kohë të gjatë derisa e shkëputi dietën dhe filloj të konsumoj alkool në fundjavë”, tregon Anila.

Një histori tjetër të veçantë që ajo tregoi për gazetaren e Fjala.al, është edhe rasti i Linda Halimit.

“Një rast i veçantë ka qen Linda Halimi, të cilën e kam mbajtur në qendrën time për të fjetur dhe e mbyllja me çelës që mos kishte mundësi për të dalë. Një ditë madje kishte porositur një picë të madhe dhe një pije energjike dhe e kishte ngjitur në kat të tretë me çarçafë”, thotë dietologia e njohur Anila Kalleshi.

Më tej ajo ka treguar se disa emra të tjerë të njohur që kanë ndjekur këshillat e saj janë: Aurela Hoxha, Aurela Gaçe, Silva Gumbardhi, Olta Gixhari dhe Arjola Demiri, e cila humbi 8 kg para filmit ” I Love Tropoja”.