Monday , March 8 2021

Gazetari nga Elbasani, Xhani Shqerra, prezantues në ekranin kombëtar italian!!

Xhani Shqerra, i njohur për programet e sukseshme të lifestyle-t në vend, duket se do t’i rikthehet Italisë, me statusin e tij të prezantuesit. Në një intervistë në një media lokale në qytetin e tij të lindjes, Elbasan, Xhani ka ndarë projektin e ri, që po tashmë është firmosur dhe është në zhvillim e sipër.

“Gjate muajit prill –maj do te xhiroj në Itali programin, që do të jepet ne një media kombëtare italiane”, është shprehur Xhani. Programi xhirohet në pranverë dhe nis transmetimin në sezonin e ri televiziv, në shtator, në një nga mediat italiane, të cilën Shqerra nuk e ka zbuluar për momentin.

Ai do të jetë bashkëprezantues në këtë emision, i cili i kushtohet ‘lifestyle-t”.

Xhani Shqerra është një nga prezantuesit e kompletuar të ekranit shqiptar, që dallon për përmbajtjen dhe elegancën në komunikim, e gjithashtu dhe stil.

Ai është një njohës i mirë i kulturës dhe gjuhës italiane, vend, ku ai ka jetuar e studiuar vite të shkuara! Tashmë, ai kthehet në Itali, si një profesionist i medias!