Thursday , July 29 2021

Kanceri në moshat e reja, kur duhet të shqetësohemi dhe a ndikon në cilësinë e jetës në të ardhmen

Kanceri në moshat e reja njihet si kanceri që zhvillohet në grupmosha nga 20 në 39 vjeç. Përkatësisht në individë që kanë kaluar pubertetin dhe adoleshencën, por që nuk kanë përjetuar akoma dëmtime të rëndësishme që ndodhin në moshat më të vjetra.

Në “ABC e Mëngjesit” me Enkel Demin, ishte e ftuar mjekja onkologe në “Spitalin Amerikan 2” Albiona Poçi, e cila ka folur për shfaqjen e kancerit në moshat e reja. Ajo sqaroi se incidenca më e lartë është më shumë te moshat e reja femra se sa te meshkujt ndërsa mortaliteti dhe mbijetesa në këto indidvidë është e njëjtë.

“Tipet më të shpeshta të kancerit në moshat e reja është kanceri i gjitri, i lëkurës, i indeve të buta muskujve, përmendim edhe kancerin gjinekologji të tiroideve. Këto janë tipet më të shpeshta në këto grupmosha”, tha Poçi.

Më tej ajo theksoi se kanceri i gjirit dhe kanceri i qafës së mitrës janë kancerat më të shpeshtë që gjenden. Ndërsa kanceri që lidhet me infeksione virusale më shumë gjenden në vendet në zhvillim.

Cilat janë shkaqet?

Poçi: Shkaku nuk është shumë i qartë.

Mendohet se kanceri zhvillohet nga mutacionet e geneve të cilat mund të jenë të trashëguara nga njëri prind dhe këto individë mund të kenë një risk më të lartë për shfaqjen kancerit.

Sot janë të njohura disa nga këto mutacione. Kjo përbën vetëm një komponent të vogël të kancerit në moshat e reja sepse flasim edhe për mutacione të fituera që lidhen edhe me mënyrën e jetesës. Pjesë të rëndësishme zë edhe mjedesi ku jetojmë, duhanpirja, abuzimi me alkolin apo kimikate që mund të jenë në mjediset e punës. Është një kompleks faktor risku që ndikon. Kjo është një grupmoshë që problemet shëndetësore i kalon në plan të dytë sepse mendojnë se janë njerëz me shëndet të mirë dhe shkojnë te mjeku kur simptomat janë vërtet shqetësuese.

Çfarë simptomash duhet të ketë një i ri apo re dhe kur duhet të shqetësohet?

Poçi: Në moshat e reja e gjejmë në stade të avancuara. Ne nuk e njohin mjekun e familjes. Shumë simptoma janë të ngjashme edhe me semundje të tjera dhe kjo sjell vonesë edhe në diagnostikimin e tyre. Çdo lloj formacioni që shfaqet në organizëm në gji, në testikuj tek meshkujt, në pjesën e regionit të qafës, në gropën e sqetullës në rrëzë të kofshës duhet të shkuar tek mjeku.

Duhet të tregohemi vigjilent, hemoragjitë anormale, lodhja e pashpjegueshme, rënia nga pesha pa asnjë arsye bindëse duhet të na të shkojmë te mjeku.

A mund ta parandalojmë?

Poçi: Në shumë vende një vaksinë është futur në program të detyrueshëm, por ne nuk e kemi. Stili i jetës janë faktorët që ne i kemi në dorë, aktiviteti fizik, të mos abuzojmë me alkolin. Një ushqyerje sa më të shëndetshme për të ulur influencën e riskut.

Kemi edhe programe dipistimi për disa tumore. Gratë që kanë mutacione të dy geneve “brak”, fillojnë dipistimin në moshë shumë më të hershme.

Testimi fillon në një moshë shumë më të hershme. Si trajtohet kanceri në moshat e reja dhe a ndikon në të ardhmen në cilësinë e jetës?

“Diapazoni i llojit të turmorit është i njëjëtë në moshat e reja dhe mosha e vjetra dhe trajtimi është po i njëjtë. Kemi tre modalitete trajtimi që janë kirurgjia, kimioterapia dhe rrezatimi. Teknikat e tyre varen nga lloi i tumorit, kirurgjiia mbetet një nga trajtimet kryesore. Rrezatimi ka efekte afatgjata në moshat e reja dhe shikohet kjo lloj cilësie jete pas rrezatimit”, tha më tej mjekja./abcnews